Në Poloni deputetët zvogëlojnë rrogat e tyre

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 13:25 | Nga

Parlamenti polak votoi dje një reduktim prej 20% të pagave të deputetëve për të ndaluar avancimin e skandalit të shkaktuar si pasojë e shpërblimeve të mëdha që qeveria konservatore i akordoi vetes. Për uljen e pagave të deputetëve ishte diskutuar edhe në Kosovë, por asnjëherë nuk u mor asnjë nismë për votimin e asaj çështjeje.

Projektligji, që përfshin 460 anëtarë të Dhomës së Ulët të senatorëve, u miratua nga 240 deputetë të maxhorancës konservatore.

Ka pasur dy vota kundër dhe pesë abstenime, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim.

Masa u njoftua muajin e kaluar nga kreu i partisë në pushtet ”Ligj dhe Drejtësi” (PiS), Jaroslaw Kaczynski.

Edhe pse zyrtarisht, ai është një deputet i thjeshtë, Kaczynski është konsideruar përgjithësisht si autori i strategjisë dhe pjesës më të madhe të vendimeve politike nga maxhoranca që drejton Poloninë që prej vjeshtës 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme