Në prezantimin te Barcelona, Aguero befasisht zbulon edhe të ardhmen e Messit

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 21:47 | Nga Ekonomia Online

Sergio Aguero është prezantuar tashmë si lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi argjentinas kaloi te skuadra katalunase si lojtar i lirë, pasi nuk vazhdoi bashkëpunimin me Manchester Cityn.

Në prezantimin e tij, Aguero ka zbuluar mes tjerash edhe të ardhmen e Lionel Messit, duke thënë se bashkëkombësi i tij do të qëndrojë në Camp Nou.

“Po, mendoj se Leo Messi do të vazhdojë edhe në edicionin e ardhshëm te Barcelona”, ka thënë sulmuesi.

“Shpresoj të luaj me Leon këtu te Barcelona…e njoh shumë mirë dhe jemi shokë të mirë”, ka shtuar ai më tej.

Aguero ka klauzolë 100 milionë euro te Barcelona, derisa nënshkroi kontratë deri në vitin 2023.

Të ngjashme