EcoKosWomen të enjten në Prishtinë ka bërë hapjen e Panairit me produkte të grave në agrobiznes, raporton Ekonomia Online
Në panairin që zgjasë dy dite do të ekspozohen rreth 25 agrobiznese të udhëhequra nga gratë, si dhe do të ketë produkte të ndryshme për shijim nga agrobizneset e grave pjesëmarrëse.
Zëvendësministër i Bujqësisë Imri Demelezi, tha se gratë luajnë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj edhe përkrahja për to do të vazhdojë.
Ai ka sqaruar se në programin e fundit të kësaj Ministrie kanë përfituar 145 gra në sektorin e zhvillimit rural në vlerë prej mbi 7 milionë euro.
“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishëm rolin e gruas në shoqëri prandaj edhe kemi marrë shumë hapa sidomos në biznese. Në veçanti si Ministri të jemi sa më afër të gjithë fermerëve në veçanti në rolin e gruas në sektorin e agro-industrisë ushqimore”.
“Gruaja qon shumë peshë në zhvillimin ekonomik të vendit, andaj si Ministri përmes programeve dhe strategjive që kemi zhvilluar tentojmë t’i japim rol gruas në kuadër të programeve tona. Në programin e fundit 145 gra kanë fituar grante në sektorin e zhvillimit rural, në vlerë mbi 7 milionë euro. Gjithmonë do të jemi afër juve për të përmirësuar politikat.
Veton Ruka, menaxher i projekteve në CARITAS, tha se panairi është mundësi unike e rrjetëzimit dhe zgjerimit të kompanive të grave, raporton EO.
“Ky projekt ka luajtur rol në rritjen e përfshirjes gjinore në shumë sektorë dhe ka kontribuar në fuqizimin e grave dhe grupeve të marxhinalizuara. Panairi ofron mundësi unike për rrjetëzim dhe zgjerimin e kompanive, e që vijnë edhe nga komunitet pakicë dhe mundësohet edhe shkëmbimi përvojave”.
Panairi organizohet nga EcoKosWomen me mbështetjen e Projektit SIRED nga Caritas-i Zviceran i cili financohet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), komuna e Prishtinës dhe tetë komuna të tjera, në bashkëpunim me projektin SUNREED nga CNVP që financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe me sponsor bankën TEB.