Në Prishtinë hapet Qendra “Goethe”, kosovarët të etur për gjuhën e kulturën gjermane

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 20:07 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në organizim të Ambasadës së Gjermanisë, në Prishtinë është hapur Qendra “Goethe”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në këtë ngjarje, tha se kosovarët janë të etur për ta njohur gjuhën dhe kulturën gjermane, raporton Ekonomia Online.

“Ne si Kosovë dhe qytetarët tanë jemi të etur për kulturën e popujve dhe këtë e kemi dëshmuar me aftësinë tonë për të mësuar gjuhën. E di që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane. Edhe unë kam qejf ta mësoj. Gjuha gjermane është prezente në Kosovë, plot e flasin, por ka plotë të tjerë që kanë qejf ta mësojnë gjuhën e Gëtes, Ajnshtajnit, Mozartit, Hegelit, gjuhën e plotë njerëzve që i njeh bota”, tha kryeministri Haradinaj.

Për ta kuptuar një popull, kryeministri Haradinaj tha se mënyra më e drejtë është me fol gjuhën. Kryeministri falënderoi institutin “Goethe” për ndihmën e dhënë për mësimin e gjuhës gjermane, njohjen e popullit gjerman, gjuhën, kulturën dhe vlerat e popullit gjerman. “Ne këtë e marrim edhe si ndihmë edhe si respekt për Kosovën andaj edhe ne do të jemi mirënjohës për këtë”, tha kryeministri Haradinaj.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt; zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, e përfaqësues të tjerë.
Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se pas pak ditësh, Kosova shënon 10-vjetorin e pavarësimit. “Gjithashtu janë 10 vjet të marrëdhënieve zyrtare ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës. Këtë mbrëmje e shoh si dhurata të parakohshme për ditëlindjen e Kosovës”, u shpreh Heldt.

“Ne flasim për marrëdhëniet ekonomike dhe politike por edhe për investimet gjermane në Kosovë. Por një gjë që nuk duhet ta harrojmë janë dhe marrëdhëniet kulturore. Diaspora e madhe kosovarë e ka marr Kosovën me vete në Gjermani dhe shumë kosovarë që kanë jetuar në gjermani për një kohë ta gjatë e kanë marrë kulturën gjermane dhe e kanë sjellë në Kosovë”, u shpreh ambasadori.

Annamaria Farkas-Mecinaj, drejtoreshë e Shkollës së deritanishme të Gjuhëve në Prishtinë, tha se është e lumtur që kanë ecur një hap më tutje, duke e ngritur shkollën në “Goethe-Zentrum”.

Qendra “Goethe”, në partner me Institutit “Goethe”, ofron kurse të gjuhës gjermane, të cilat janë të disejnuara sipas Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane. Oferta mbulon të gjitha nivelet gjuhësore: nga niveli fillestarë pa njohuri paraprake deri tek aftësitë pothuajse të nivelit të gjuhës amtare.

“Jam e lumtur që kemi sot të pranishëm kaq shumë miq e partnerë që e festojmë këtë”, u shpreh ajo.

Të ngjashme