Në kryeqytet u mbajt mbledhje komemorative në nderim të gazetarit dhe publicistit që ndërroi jetë ditë më parë, Qani Mehmedi.
Drejtor i Radio Televizionit Publik, Mentor Shala tha se shumë breza gazetarësh kanë kaluar nga duart e tashmë të ndjerit Qani Mehmedi andaj sipas tij, kujtimi për të do të jetë gjithmonë i freskët, njofton Klan Kosova.
Edhe kolegët e tjerë të Mehmedit, gazetarë të vjetër që vepruan në Kosovë e kujtuan atë si njeri që i dha shumë gazetarisë dhe botës shqiptare.
Djali i Qani Mehmedit, Mentori tha se përkrahja e miqve të babait i dha forcë që më lehtë ta përballojë dhimbjen e humbjes së tij.
Gazetari dhe publicisti Qani Mehmedi ka ndërruar jetë të martën në orët e para të mëngjesit pas një sëmundje të rëndë.