Në Prishtinë mbahet simpozium me temën: Kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja për Gjergj Kastriotin

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 11:37 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata “Shqiptaria” dhe Korporata “Kryeziu” me rastin e ditëlindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu organizuan simpoziumin shkencor, “Kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja për Gjergj Kastriotin”, raporton Ekonomia Online.

Profesor Arben Gjata ka thënë se dy ditë më herët në prani të shumë qytetarëve e personaliteteve publike qendrore e lokale nga shumë vende, kemi inauguruar veprën monumentale të Gjergj Kastriotit në qytetin e Gjakovës heroike e financuar nga aktivisti Gjergj Prenkoçaj. Ai ka shtuar se në kuadër të aktiviteteve të ditëlindjes së Skënderbeut po hapim punimet e kësaj tribune shkencore.

“Sot më datën 6 maj në kuadër të aktiviteteve të ditëlindjes së Skënderbeut në përkujtimit të Skënderbeut po hapim punimet e kësaj tribune shkencore. Dy ditë më herët më katër maj 2024 në prani të shumë qytetarëve të personaliteteve publike qendrore e lokale nga shumë vende, kemi inauguruar veprën monumentale të Gjergj Kastriotit në qytetin e Gjakovës heroike e financuar nga aktivisti Gjergj Prenkoçaj. Një ditë më pas më datën pesë dhe gjashtë kemi organizuar një si lojë ndezje e zjarrit në kalanë e Artanës.”, ka thënë Gjata.

Ndërsa, Lulzim Lajçi sekretar shkencor në  Institutin Albanologjik në Prishtinë ka thënë e ndjen si obligim moral dhe intelektual që të bëhet një apel drejtuar institucioneve më të larta shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës që të nxjerrin një ligj të veçantë për Gjegj Kastriotin- Skënderbeun.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu është heroi ynë më i madh, burrështetasi më i madh i shqiptarëve gjatë luftës kundër pushtimit osman për bashkim politik e shtetëror të shtetit shqiptar. Kam bërë një apel një propozim për Gjergj Kastriotin. E ndjej obligim moral dhe intelektual me këtë që për përvjetorin e 619 të lindjes së Skënderbeut të bëhet një apel drejtuar institucioneve më të larta shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës që të nxjerrin një ligj të veçantë për Gjegj Kastriotin- Skënderbeun. Ky ligj do të draftohej në një komision miks nga deputetët e parlamentit të Shqipërisë dhe të Kosovës, si ligj i përbashkët që do të zbatohet në dy shtetet shqiptare”, ka thënë Lajçi.

Të ngjashme