Ekonomia Online
FUNDIT

Në Prishtinë sërish protestohet kundër dhunës ndaj të miturës në Rahovec

Në Prishtinë sërish protestohet kundër dhunës ndaj të miturës në Rahovec

Sot në Prishtinë sërish do të mbahet një protestë ku do të kërkohet drejtësi për dhunën e ushtruar ndaj një vajze të mitur në fshatin Ratkoc të Rahovecit nga xhaxhai i saj. Aktivistet nga grupi Feminizmi Shqiptar, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), Grupi i Grave asambliste nga Komuna e Gjakovës, si dhe […]

Sot në Prishtinë sërish do të mbahet një protestë ku do të kërkohet drejtësi për dhunën e ushtruar ndaj një vajze të mitur në fshatin Ratkoc të Rahovecit nga xhaxhai i saj.

Aktivistet nga grupi Feminizmi Shqiptar, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), Grupi i Grave asambliste nga Komuna e Gjakovës, si dhe individ e aktivistë nga shoqëria civile, nëpërmjet një komunikate kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës t’i bashkohen në protestën kundër dhunës së ushtruar ndaj një vajze të mitur, nga komuna e Rahovecit.

Organizatorët thonë se nëpërmjet kësaj proteste kërkojnë ta ndalojnë dhunën dhe t’u thonë të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin me një fjali të vetme: “Mjaft më me arsyetime!”.

 Ato thonë se përmes kësaj proteste do të kërkojnë nga institucionet që të ushtrojnë detyrën e tyre me profesionalizëm dhe gjithashtu t’ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që janë dëshmitarë të dhunës ta raportojnë atë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre.

“Dhuna nuk duhet të përdoret si formë edukimi apo disipline! Dhuna është krim! Ejani të protestojmë së bashku!”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme