Në PSRK dorëzohen dosje të reja për krimet serbe në Gjakovë

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 10:37 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999 ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale (PSRK) dosje për krimet e luftës, raporton Ekonomia Online.

Shkëndije Hoda, nga kjo zyrë, tha se kanë dorëzuar kontingjentin e njëmbëdhjetë të dosjeve kryesisht që kanë të bëjnë me padi për vrasje.

“Sot kemi sjellë kontingjentin e 11-të padive që familjarët kanë ngritë gjatë luftës, kësaj here më shumë padi kemi për vrasje, kemi diku 60 padi vetëm për vrasje”.

“Ne s’do të ndalemi do të vazhdojmë ti përkrahim çdo familje të kominës së Gjakovës që kanë dëshmi”, tha Hoda.

Kjo nuk është hera e parë që kjo organizatë ka dorëzuar në PSRK dosje më dëshmi, fotografi e deklarata të dëshmitarëve për krimet serbe në kryera në rajonin e Gjakovës.

Të ngjashme