Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, 16 persona nga stafi mjekësor të infektuar me COVID-19

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 13:14 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, që nga përhapja e pandemisë, janë infektuar me Coronavirus, 16 persona nga stafi mjekësor.

Këtë e ka bërë të ditur Specialistja e Mjekësisë Familjare, Luljeta Kadiri, në një prononcim për Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se shumica e personelit shëndetësor janë shëruar dhe tash janë kthyer edhe në punë.

” Kemi pasur 16 të infektuar nga stafi mjekësor, disa në mënyrë simptomatike, disa me simptome te lehta, disa edhe me terapi. Pothuajse shumica veç kanë përfunduar tretmanin dhe kanë dalë në punë, dy prej stafit janë në trajtim shtëpiak ende nuk kanë filluar punën”, është shprehur ajo.

Ajo tha se hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen “Emshir”, që nga 4 gushti, ka lehtësuar punën e tyre, në trajtimin e pacientëve me COVID-19.

” Që nga 4 gushti sipas vendimit të Drejtorisë së Shëndetësisë është aktivizuar Qendra e Mjekësisë Familjare në “Emshir”, për të dhënë terapi, kështu që kemi një lehtësim të vogël sa i përket asaj situate. Mirëpo tek personat që janë të palëvizshëm dhe të vetëm në shtëpi ne duhet të shkojmë të japim terapinë, të ju vijmë në ndihmë për këshilla për çfarëdo që kanë nevojë”, është shprehur Kadiri.

Të ngjashme