Në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë parandalohet futja e substancave narkotike

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, mbrëmë rreth orës 19:00, në kohën e pranim dorëzimit të detyrës (ndërrimit të natës), gjatë kontrollit, bastisjes së stafit nga ana e oficerëve të sigurimit, në hyrjen kryesore porta zero është parandaluar futja e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit Prishtinë. Gjatë kontrollit, në trupin e oficerit korrektues, V. Q është gjetur lëndë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin, janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë  konfiskuar  lëndën e  dyshuar narkotike, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedim  të mëtutjeshëm.

Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga vendi i punës dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme