Ekonomia Online
FUNDIT

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen qindra pacientë për Covid 19

Në QKUK dhe spitalet rajonale po trajtohen qindra pacientë për Covid 19

Në SHSKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar qindra pacientë kosovarë të cilët janë të prekur me Covid-19 apo edhe në pritje të testimit për koronavirus. 508 është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK e spitalet tjera rajonale për Covid 19. Nga ta, 13 janë në respirator ndërkohë 316 janë të […]

Në SHSKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar qindra pacientë kosovarë të cilët janë të prekur me Covid-19 apo edhe në pritje të testimit për koronavirus.

508 është numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK e spitalet tjera rajonale për Covid 19.

Nga ta, 13 janë në respirator ndërkohë 316 janë të shtrirë në Klinika dhe spitale, shkruan Express.

E gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratorët privatë, janë testuar gjithsej 406 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 99 raste pozitive, transmeton Express.

Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Në tabelën e mëposhtme gjeni shifrat e fundit rreth situatës me Covid-19 në Kosovë:

Të ngjashme