Në QKUK për 24 orë janë kryer 87 operacione

Prishtinë | 20 Mar 2019 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Mjekët specialistë, në klinika të ndryshme të QKUK-së, brenda 24 orëve, kanë kryer 87 operacione.

Sipas raportit të punës nga Anesteziologjia, më së shumti ndërhyrje kirurgjike janë realizuar në Gjinekologji, gjithsej 27.

Në sallat e Klinikës Emergjente janë kryer 9 operacione, në Ortopedi 9 dhe në Kirurgji Maksilofaciale 7.

Gjithashtu, 10 pacientë i janë nënshtruar intervenimit kirurgjik në Klinikën e Otorinolaringologjisë, kurse në Kirurgjinë Torokale 2.

Me anestezion total, u kryen edhe 2 operacione në Neurokirurgji, 2 në Kirurgjinë Plastike dhe 2 në Kirurgjinë Vaskulare.

Gjatë periudhës kohore prej 24 orësh, mjekët kanë bërë 4 operime në Kirurgjinë e Fëmijëve, ndërkaq në sallat e operacionit të Kirurgjisë Abdominale dhe Urologjisë janë realizuar 10 operacione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme