Ekonomia Online
FUNDIT

Në QKUK pritet të fillojë të bëhet ‘Skriningu Neonatal Metabolik’

Në QKUK pritet të fillojë të bëhet ‘Skriningu Neonatal Metabolik’

Për  herë të parë në Kosovë, gjegjësisht në Klinikën e Neonatologjisë do të fillojë të bëhet  Skriningu Neonatal Metabolik, për foshnjat e porsalindura në QKUK. Kështu kanë bërë të ditur për Radio Kosovën  drejtues nga  Klinika e Neonatologjisë. Skriningu  neonatal ka për qëllim identifikimin sa më të hershëm të sëmundjeve te foshnjat e porsalindura.   Në […]

Për  herë të parë në Kosovë, gjegjësisht në Klinikën e Neonatologjisë do të fillojë të bëhet  Skriningu Neonatal Metabolik, për foshnjat e porsalindura në QKUK. Kështu kanë bërë të ditur për Radio Kosovën  drejtues nga  Klinika e Neonatologjisë. Skriningu  neonatal ka për qëllim identifikimin sa më të hershëm të sëmundjeve te foshnjat e porsalindura.  

Në Klinikën e Neonatologjisë, në qendrën kryesore spitalore të vendit shumë shpejt pritet të fillojë Skriningu Neonatal Metabolik, për foshnjat e porsalindura. Kjo analizë  shërben për identifikimin e hershëm të sëmundjeve të rënda metabolike dhe gjenetike te të porsalindurit.  Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Luan Morina, shpreson se ky projekt që është në fazën finale të testimit, do të shënojë një kthesë të rëndësishme në avancimin e identifikimit të hershëm të problemeve te foshnjat.

 “Është siguruar hapësira, janë sjellë pajisjet moderne për këtë testim, është caktuar dhe trajnuar stafi, laborantet, biokimistët dhe infermierët nga Klinika e Neonatologjisë,” thotë Morina për Radio Kosovën.

 Sipas Morinës, Skriningu do kryhet brenda 24 deri në 48 orëve pas lindjes dhe mundëson diagnostikimin e sëmundjeve që mund të mos shfaqin simptoma menjëherë, por që, nëse nuk zbulohen në kohë, mund të kenë pasoja serioze për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës.

 “Ne do t’i testojmë të gjitha foshnjat e porsalindura dhe do të shohim nëse këta fëmije do të kenë ndonjë çrregullim gjenetik që mund të vuajnë prej njërës nga këto sëmundje siç janë: hipotiroidizmi kongjenital, fenilketonuria, fibroza cistike, galaktozemia dhe atrofia muskulore spinale, “ ka thënë Morina.

Radio Kosova ka biseduar me disa nëna foshnjat e të cilave kishin probleme të ngjashme dhe ato i kanë shpjeguar Radio Kosovës se kanë pasur vështirësi në diagnostikim.

Zyrtarët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Vendit thonë se  skriningu do të eliminojë shumë probleme të hershme të foshnjave.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka thënë se me skriningun vendi po  tejkalon një nga problemet serioze që kishte në diagnostikimin e shumë sëmundjeve te të porsalindurit.  

Të ngjashme