Në qytetin Freiburg të Gjermanisë, me iniciativën Shoqatës Kulturore Scanderbeg
në Freiburg, u mbajt një takim shpresë dhënës në mes e
përfaqësuesve të shumë Shoqatave, Asociacioneve,
bashkatdhetarëve që veprojnë në shumë shtete të botës nga
Kosova Maqedonia, Mali i zi e Shqipëria që spontanisht
vullnetarisht ju përgjigjen ftesës, si një thirrje, kushtrim për ta
gjetur gjuhen e pajtimit dhe bashkëpunimit të mërgatës dhe
faktorit shqiptar kudo në botë, për ta mbështetu, ndihmuar
organizimin e Lobit shqiptarë .
Madhështinë e këtij tubimi e bën përformanca fëmijëve,
valltarëve nga Shoqata Scanderberg duke promovuar Himnin
“besa besë”, për dashuri, duke kushtuar bashkimit shpirtërore të
shqiptarëve. Përmes përformancës duke nderuar dhe ftuar
bashkatdhetarët kudo në botë, të gjejnë forcën në këtë mision ta
mbështesin për pajtim dhe bashkëpunim për dashuri të sinqertë
në mes veti, me një qëllim për vetëdisimin e shoqërisë që njëri –
tjetrin si vetveten ta trajtojnë si një trup si një familje ashtu siç
ishte Skënderbeu fiset shqiptare që i ka bashkuar, që askush mos
të mundet të na përçaj dhe të na sundoj, bashkarish njëri – tjetrin
në çdo rrjedha të jetës ta ndihmojmë.
Po ashtu kryetari i Shoqatës “Familja shqiptare” z.Halil Çitaku tha
se familjet tona, fëmijët tanë, i kemi prioritet dhe ja kemi borxh që
të sakrifikojmë për të ardhmen e tyre ne duhet të bashkëpunojmë.
Fjalët emocionuese të bashkëveprimtarëve të z. Skënderbe
Klaiqit, profesor Rexhep Abazit, z.Kemail Shaqiri, znj.Mirela
Mezani, znj Elida Kreuz, Nikoll Shabanit, Qazim Zemaj, Bajram D
Mulaj, z. Agim Krasniqit, dhe të tjerëve na bën me kuptua se ka
ardhur koha, me u vetëdisua me gjet forcat me bashkëpunua si e
vetmja alternativë që të mundemi të ardhmen e re sa më mirë të
ndërtojmë të gjithë të bëhen përfaqësues të lobit dhe të
bashkëpunojnë aty ku jetojnë dhe veprojnë, një infrastrukturë të
ndërtojmë për një kauzë të përbashkët forcat t”i bashkojmë.
Madhështinë e këtij tubimi e bëri edhe thjeshtësia e zv.ministrit të
Diasporës z. Afrim Bekteshi qe na mundësoj si të ndihemi të lirë
si në familje lirshëm të debatojmë, kulminacioni që edhe prof. Dr.
Fadil Çitaku me ligjëratën e tij. Me temën " Roli i kompetencave të
lidershipit dhe të inteligjencës emocionale për integrimin e kombit
tonë në familjen Euroatlantike" .Kjo na bëri të ndihemi se nuk jemi
në një debat, por në një akademi shkencore.
Këtë mendim e kishte edhe bashkëveprimtari kryetari i Shoqatës
Energji Plus Fatmir Muçolli, që bëri apel dhe propozoi një projekt
konkret si një alternativ të mundshme që të mundemi të
organizohemi sa më shpejt dhe të bashkëveprojmë. Duke apeluar
se gjendemi ne një situatë ku shoqëria për ditë e më shumë, po
degradon, teknologjia në botë po e rrezikon vendet e punës i ka
zvogëlua, nga lajmet negative veprat, dhe lojërat negative,
qytetarët i ka varësi, fjala dhe puna e ndershme ka humbur
vlerën, keqpërdorimet, në natyrë dhe shoqëri, kanë bërë që
natyra të hakmerret me katastrofat natyrore qe jetën e qytetarëve
po e kërcënojnë, për këtë edhe presidenti i Gjermanisë
z.Steinmayer, presidenti francez Makron edhe sekretari i
Kombeve të Bashkuara Gutaremo,s disa herë e kanë potënsu
dhe kanë dhënë alarm për me i gjetur forcat me bashkëpunua që
të keqën që po na kërcënon ta parandalojmë .
Rasti tragjik në Zvicër vrasja e fëmijës , na bën të kuptojmë se po
bien kambanat, urgjentisht të bashkohemi , me vullnet pozitiv të
keqën ta parandalojmë sa nuk është vonë se edhe fëmijët tonë,
nesër munden të bëhen viktima. Këtë iniciativë ta marrim që
vetveten, familjet tona dhe gjithë shoqërinë ta nderojmë. Muçolli
propozoj dhe kërkoj mbështetjen e bashkatdhetarëve e
qytetarëve të vullnetit të mirë, institucioneve shtetërore, medieve ,
një projekt paqësor me 9 maj Ditën e BE para Parlamentit
Evropian ta organizojnë.
Me moton "Sfidimi për Evropë dhe paqen në botë" , për Kosovën
trojet ILIRE të Lobojmë që nga ky projekt edhe kundërshtarët tonë
edhe armiqtë tonë të përfitojnë, mos të kenë arsye mos ta
mbështesin dhe ta bllokojnë” bëhuni ju të parët mirë te mendoni,
për të mirën të promovoni, për të mirën të punoni falne ju njani
tjetrin, ndihmojeni ju nani tjetrin edhe bota do na ndihmoj ne
ju lutem mos hezitoni , urojm që së pari ju , dhe të gjitha mediat
të gjith qytetarët pa dallime të përkushtohen dhe të na
ndihmojn,tö gjithö në profilin e tyre me aq sa kan mundësi që
paqa dhe mirsia në jetën e qytetarve të sundoj!