Në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit, është mbajtur sot konsultimi publik për Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 dhe Draft Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, të pranishëm në konsultim ishin zyrtar të drejtorisë së Shërbimeve Publik dhe drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (UPMM) dhe qytetarë.
Bjondina Ramaj, Zyrtare e lartë për mbrojtje të mjedisit në drejtorinë e UPMM, tha se plani për Draft Plani Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, Draft Planin Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024, plani në fjalë është i kompletuar dhe se është i publikuar në uebfaqe dhe se presim që të kemi edhe më tutje kontributin e qytetarëve në mënyrë që ky plan të jetë më i kompletuar.
Ndërsa, Përparim Krasniqi, drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Publik, u shpreh Draft Plani Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021, është përgatitur në bashkëpunim me zyrtarët e GIZ-it dhe se ky plan është i kompletuar, por që komentet dhe sugjerimet nga ana e qytetarëve janë të mirëseardhura.
Draft Plani Komunal i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë PKVEE-2019-2021 është i publikuar në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/ëp-content/uploads/sites/23/2020/01/Vendim-per-venien-ne-debat-publik-te-Planit-Komunal-te-Veprimit-per-Eficience-te-Energjise-PKVEE-2019-2021.pdf , kurse Draft Plani Lokal për Veprim në Mjedis 2019-2024 është i publikuar në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/ëp-content/uploads/sites/23/2020/01/Vendim-per-venien-ne-debat-publik-te-Planit-Lokal-per-Veprim-ne-Mjedis-2019-2024.pdf.