Në Rahovec nis projekti “Sanimi i gjendjes së pyjeve”

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 16:51 | Nga

Në bjeshkët e komunës së Rahovecit, ka filluar projekti i përbashkët në mes të komunës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në rrallimin para-tregtar ”Sanimi i gjendjes së pyjeve”.

Fillimin e punimeve në projektin ”Sanimi i gjendjes së pyjeve” që realizohet në mes të komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nga afër e ka parë Jeton Kryeziu, shef i sektorit të pylltarisë në komunën e Rahovecit, i cili thotë se ky projekt do të zgjasë dy muaj dhe qëllimi i këtij projekti është zhvillimi i trungjeve me trashësi mbi 10 cm dhe rrallimi i tyre.

Pemës këtij projekti janë punësuar pesëmbëdhjetë punëtor për “Sanimin e gjendjes së pyjeve” dhe dy punëtor vëzhgues, të punësuarit janë të fshatrave Senoc, Pastasellë dhe Kaznik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme