Në Rahovec themelohen Aktivat Profesionale në shtatë fusha kurrikulare

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Në sallën e mbledhje të kuvendit komunal të Rahovecit, Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale dhe stafi i tij kanë mbajtur takim me drejtor të shkollave ku është themeluar Aktivat Profesionale në 7 fusha kurrikulare, duke përfshirë edhe programin fillor dhe parafillor, të cilat janë pjesë përbërëse e Ekipit Profesional për Monitorim dhe Vlerësim (EPMV), me të cilin udhëheq Drejtori i DKA-së.

Në takimin e mbajtur me drejtor të shkollave të komunës së Rahovecit, Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit ka thënë se  ky ekip, së bashku me aktivat profesionale të DKA-së dhe aktivat profesionale të shkollave, do të monitorojë dhe vlerësojë në mënyrë të vazhdueshme procesin edukativo arsimor nga niveli parashkollor deri tek niveli i mesëm i lartë në të gjitha institucionet edukative dhe arsimore të komunës sonë.

Drejtori Morina ka thënë poashtui se qëllimi final i krejt këtij mekanizmi të themeluar sot, është rritja e cilësisë në arsim. Ekipi Profesional për Monitorim dhe Vlerësim do të udhëhiqet dhe mbikëqyret nga Drejtori i DKA-së.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme