Gjatë ditës së Mërkurë, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka vizituar punimet të cilat janë duke u realizuar në dy projekte infrastrukturore në qytetin e Rahovecit si projekti i rrugës transite dhe shtegu i ecjes që dërgon tek Maja e Shkodranit .
Pas vizitave të bëra në të dy projektet të rëndësishme infrastrukturore nga kryetari Latifi, është shprehur se punët në infrastrukturë nuk po ndalen në komunën tonë, njofton Klan Kosova.
“Shumë shpejt Rahoveci do të bëhet me një shteg modern e të bukur, ku qasja për në Majën e Shkodranit do të bëhet më e lehtë e njëkohësisht pamja që qytetarët do të shijojnë në këtë ecje do të jetë e mahnitshme”, ka thënë kryetari Latifi.