Në raportin e DASh-it përmendet edhe arrestimi i kameramanit të Ekonomia Online

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh), në raportin e tij të përvitshëm, ka përmendur edhe arrestimin e ish-kameramanit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj. Ky i fundit, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës deri sa po kryente punën e tij gjatë një aksioni të Agjencisë Kosovare e Privatizimit për të marrë nën administrim Ndërmarrjen “AgroKosova Holding” në Suharekë.

“Në shkurt, Policia e Kosovës arrestoi kameramanin e Agjencisë së Lajmeve ‘Ekonomia Online’, Albion Selitaj, teksa ishte duke xhiruar një aksion të Policisë në Suharekë. Selitaj u lirua pa akuza pas një hetimi. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kritikoi policinë për sjellje jo-profesionale, e cila ndikoi në lirinë e shprehjes së medias”.

Ndërkohë, dy zyrtarët policorë ishin suspenduar nga Policia e Kosovës për 72 orë.

Suspendimi i tyre ishte bërë nga drejtoria rajonale e Policisë në Prizren,

Lidhur me këtë pati reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Momenti i arrestimit:

Të ngjashme