Në rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në Iran gjendet letra e një studenti

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Në rrënojat e aeroplanit të Ukrainës që u rrëzua dje në Iran, është gjetur një letër e një studenti që luste Zotin ta ndihmojë të kalojë provimin.

Kujtojmë që në kë të aksident kanë humbur jetën 176 pasagjerë dhe anëtarët e ekuipazhit, transmeton Telegrafi.

E letrën e shkruar me ngjyrë të kaltër në një letër të bardhë, besohet se e ka shkruar një student iranian.

Siç raportohet shumë studentë iranianë po ktheheshin pas pushimit dimëror dhe po udhëtonin me aeroplanin e aviokompanisë ukrainase, kjo për faktin se i ka çmimet më të lira.

Megjithatë ai u rrëzua 12 minuta pasi ishte ngritur në ajër, kurse hetimet kanë treguar se kishte shpërthyer një zjarr dhe duke tentuar të rikthehen në aeroport, nuk ia kishin arritur dhe ka ardhur deri te rrëzimi i fluturakes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme