Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të futen në sallën e kuvendit për të mbajtur seancën e rregullt plenare.
Nga tabori opozitar janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ata të AAK-së dhe Nisma për Kosovën ende nuk kanë hyrë në seancë.
Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e rregullt plenare në të cilën do të bëjë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.
Po ashtu gjatë kësaj seance kuvendi bën shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal, si dhe do të bëjë shqyrtimin e Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015.
Ndërsa çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, edhe kësaj radhe nuk është në rend dite.