Në Serbi vendoset për kundërshtarët e Kosovës

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të enjten (sot) do t’i mësojë kundërshtarët e garës shtesë për të siguruar kualifikimet për “Eurobasket 2021”.

Në ndeshjet parakualifikuese dështoi. Shorti për rastin e dytë që Kosova të arrijë pjesëmarrjen në eliminatore të rregullta të Evropianit 2021, do të hedhet sot në Beograd. Turneu shtesë do të zhvillohen gjatë muajit gusht të vitit të ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Në Beograd, kundërshtarët do t’i mësojnë edhe kategoritë e reja (U16, U18, U20), meshkujt dhe femrat.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka kandiduar për ta organizuar Evropianin e Divizionit B të grupmoshës U20 te femrat. Në Divizionin B janë 14 përfaqësuese, në mesin e tyre edhe pesë të shteteve që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Vendimi nëse do t’i jepet e drejta e organizimit, do të merret më 17 dhjetor në mbledhjen e jashtëzakonshme të Bordit të FIBA Evropës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme