Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në llogarinë e saj në Twitter ka ndarë një realizim të nxënësve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.
Nxënësit e kësaj shkolle, në shenjë solidarizimi dhe në mbështetje të popullit ukrainas kanë kënduar një këngë tradicionale ukrainase.
“Një realizim i bukur i nxënësve të Shkollës së Muzikës ‘Prenk Jakova’ në Gjakovë. Një këngë tradicionale ukrainase, në mbështetje dhe solidarizim me Ukrainën dhe popullin e saj! ‘Ой ходить сон, коло вікон’. ‘The Dream Passes by the Window’”, shkruan Nagavci.
🇺🇦🇽🇰 The students of “Prenk Jakova” Music School from Gjakovë, Kosovo, worked a traditional Ukrainian song, in support and solidarity with Ukraine and its people!
— Arbërie Nagavci (@arberienagavci) February 27, 2022
“Ой ходить сон, коло вікон”.
Conductor: Kastriot Sada
Accompaniment: Gent Kumnova pic.twitter.com/aCn76ThKn0