Në sheshet e kryeqytetit dhurohen 900 maska, bëhet thirrje për bartjen e tyre

Prishtinë | 21 Tet 2021 | 11:54 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Lokal për Siguri Publike “Qendër” ka mbajtur fushat sensibilizuese duke iu dhuruar qytetarëve maska falas, raporton Ekonomia Online.

Violeta Hasani tha se janë duke bërë shpërndarjen e 900 maskave donacion ky nga OSBE-ja.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskën për të mbrojtur vetën dhe të tjerët nga Covid-19.

“Jemi tu e zhvillu një fushatë vetëdijesuese për vetëdijesimin e mbajtjes së maskave, është donacion i OSBE-ja, ku kemi me i shpërnda 900 maska, dhe kjo krejt është për t’i vetëdijesuar qytetarët për të mbrojtur veten nga Covid-19”.

“Aktiviteti ka me vazhduar vetëm sot dhe jo ditëve të tjera. Unë mendoj që qytetarët kanë me e prit shumë mirë, pasi që po ka dënime të shumta”.

Edhe Hilmi Halili, i cili po merr pjesë në shpërndarjen e maskave, tha se puna është duke shkuar shumë mirë, raporton EO.

“Sot jemi në dhurimin e fondacionit të maskave për qytetarët, puna po shkon shumë morë dhe janë diku rreth 1 mijë maska për tu shpërndarë”.

Të ngjashme