Në shkollat e Mitrovicës ka filluar zëvendësimi i orëve të humbura gjatë grevës

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Në shumë shkolla të komunës së Mitrovicës, sot ka filluar kompensimi i ditëve të humbura si pasojë e grevës së personelit arsimor, në harmoni me vendimin që ka marrë Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka thënë se në shumicën e shkollave të komunës sonë, sot është duke u mbajt mësimi dhe tash për tash çdo gjë po shkon sipas planit të përcaktuara nga drejtorët dhe personeli në këto shkolla për kompensimin e orëve të humbura.

“Shumë shkolla të komunës sonë sot janë duke zbatuar në plotësi vendimin e MASHT-it që të kompensohen orët e humbura gjatë periudhës se grevës së arsimtarëve. Këtë e kemi parë vetë në vizitën që kemi bërë me stafin e drejtorisë në disa nga shkollat tona” ka thënë drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Iset Beka.

Me këtë rast drejtori Beka ka falënderuar personelin arsimor në këtë shkolla për respektimin e vendimit dhe gatishmërinë që të përmbushin plan programin e punës në procesin arsimor.

Ndërsa zyrtarët komunal nga DKA kanë theksuar se vijueshmëria e nxënësve është sikurse në secilën ditë që dëshmon seriozitetin e angazhimit edhe të shkollave por edhe të prindërve dhe vetë nxënësve për të kompensuar ditët e humbura të shkollës.

Të ngjashme