Në Shqipëri anulohen aktivitetet kulturore në salla të mbyllura

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Pas identifikimit të dy rasteve të para të koronavirusit, në Shqipëri, Qeveria ka vënë në lëvizje masat e planifikuara, sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në kuadrin e këtyre masave, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi se të gjitha aktivitetet kulturore, që parashikojnë mbledhjen në salla të mbyllura të një numri të madh spektatorësh, si koncerte, shfaqje teatrale, opera apo balet, do të anulohen.

“Do të monitorohen të gjitha institucionet dhe do të merren të gjitha masat për të mos krijuar grumbullime njerëzish, si në salla muzesh, ekspozita etj”, tha ajo.

Minisrja apeloi qytetarët të mos kenë panic dhe të respektojnë dhe ndjekin të gjitha këshillat, që jep OBSH, nëpërmjet Ministrisë sonë të Shëndetësisë për të ruajtur kështu shëndetin e tyre dhe të familjes e të të afërmve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme