Mbi 900 vatra zjarri janë regjistruar në të gjithë Shqipërinë duke nisur nga muaji qershor.
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, bëri të ditur se në 280 raste është kërkuar ndërhyrja me helikopterë dhe tre raste me avionë.
Ajo që duhet analizuar dhe është shqetësuese është fakti se zjarret masive gjatë kësaj periudhe kanë përfshirë kryesisht zona turistike, objekte kulti, objekte të rëndësisë shtetërore, banesa, fshatra e biznese, pothuajse në të gjithë Shqipërinë
Lufta ndaj zjarreve që strukturat operacionale zhvilluan u bë për mbrojtjen e: parqeve kombëtare, përkatësisht Dajt, Tiranë; Llogara, Vlorë; Lurë, Dibër; Velipojë, Shkodër; Voskopojë, Korçë; Theth,Shkodër; Gjinar, Elbasan; e zonës pranë Syrit të Kaltër, Sarandë; mbrojtjen e kulteve fetare, përkatësisht e manastirit të Ardenicës dhe kompleksit turistik të saj; e Kishës së Laçit; e xhamisë Ibë dhe kompleksit turistik të saj; e fabrikës së fishekzjarrëve në Kuç, Vorë, e cila mund të kishte pasoja katastrofike në rast të shpërthimit të saj; e fshatrave në zonën e Dropullit; e kompleksit turistik të Gjirit të Lalzit etj.
Zonat turistike qe u përfshine nga flaket
Qarku Shkodër: Zona turistike Theth, Velipojë, Bogë, Reç, Gur i Zi e Koman;
Qarku Lezhë: Zona turistike Shëngjin, Skuraj, Tale, si dhe masivi pyjor Manati e Orosh;
Qarku Dibër: parku Kombëtar i Korabit, parku i Lurës e i Shkopetit, Muhurr, Maqellarë, Fushë Bulqizë, Martanesh etj;
Qarku Tiranë: Parku i Dajtit, mali i Derjes, Mushqeta, Baldushk, Pezë, Farkë, Kashar, xhamia Hekal, kompleksi turistik “Kame”, Ibë, si dhe fabrika e fishekzjarrëve në Kuç, Vorë;
Qarku Durrës: zona turistike Ishëm, kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit, Qaf Shtamë, Krujë.
Qarku Fier: Manastiri i Ardenicës dhe kompleksi turistik i saj, Ballsh, Lushnjë, Levan, Cakran.
Qarku Gjirokastër: Kurora e gjelbër e qytetit të Tepelenës në afërsi të spitalit, fshatin “Asim Zeneli”, Gjirokastër, Zagori, fshatrat e Dropullit, etj.
Qarku Vlorë: Parku i Llogarasë, Dukat, Himarë, zona e Syrit të Kaltër, fshatrat e Finiqit, Konispol, Delvine, Selenicë etj.
Qarku Korçë: Parku Lekas-Voskopojë, Udenisht, Vithkuq etj.
Qarku Berat: Lagjja Goricë, parku i qytetit, Bogovë, Ura Vajgurore, Kurora e Gjelbër Poliçan, shtëpia e të moshuarve dhe spitali.
Qarku Elbasan: Krastë, Gjinar, Librazhd, Xibrakë, Poroçan, Gramsh etj.
Qarku Kukës: Zona e mbrojtur, Lugina e Gashit dhe Bardhoc.
Duhet analizë
Kreu i Emergjencave Civile kërkoi dhe një analizë të situatës duke nënvizuar dhe faktin se zjarret janë përsëritur disa herë në të njëjtën zonë, kryesisht në zona turistike.
Shemsi Prençi: Është për tu vlerësuar dhe analizuar fakti se gjeografia e zjarreve masive gjatë kësaj periudhe ka përfshirë kryesisht zona turistike, objekte kulti, objekte të rëndësisë shtetërore, banesa, fshatra e biznese, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Vlen për t’u përmendur fakti se zjarret janë përsëritur disa herë në të njëjtën zonë, kryesisht në zona turistike, duke marrë përmasa të mëdha, për shkak kjo edhe të kushteve të terrenit të thyer e pyje masive, të cilat kanë diktuar angazhimin e shumë strukturave, përfshi dhe operacione ajrore.
Dëmi
Ende nuk është përcaktuar dëmi ekonomik por zv/ministrit të Punëve të Brendshme z.Stefan Çipa dhe se ndërhyrja ka shpëtuar shuma që i kalojnë dhjetëra milionë eurove.
Stefan Çipa: “Ndërhyrja e strukturave operacionale të emergjencave civile, strukturat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetura nga strukturat operacionale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe operacionet speciale nga ajri, kanë bërë të mundur të shpëtohen territore të tëra pasuri shtetërore, private etj., vlera e të cilave e kalon shumën e disa dhjetëra milionë eurove”
Problematikat
Prenci e vlerësoi situatën “tejet të vështirë dhe të gjatë” dhe që nxorri në pah faktin se pak ose aspak është menduar ngritja e sistemit të mbrojtjes nga zjarri.
“Kërkohet një rivlerësim e rikonceptim në të ardhmen, pasi në Evropë fatura financiare e shërbimit Zjarrfikës paguhet nga shërbim marrësi, ndërsa në Shqipëri, Shërbimi Zjarrfikës ndërkohë që paguan faturat e ujit, shërbimin për fikjen e zjarreve e ofron falas edhe ndaj atyre që shkelin rregullat në mos garantimin e sistemit mbrojtës ndaj zjarrit.
Problematike tjetër është dhe hartimi i planeve të emergjencës në nivel bashkie, përcaktimi i hot spoteve të riskut nga fatkeqësitë, dhe krijimi i kushteve dhe përmirësimit të kapaciteteve operacionale.
Mbi 900 vatra zjarri
Shemsi Prençi: Nga muaji qershor i këtij viti deri në ditën e sotme janë regjistruar mbi 900 vatra zjarri, nga ata më të voglat deri tek ato me rrezikshmëri më të lartë mbi 280 raste të zjarreve masive me rrezikshmëri të jetëve njerëzore pasuri e mjedis.
Është kërkuar domosdoshmërisht mbështetja e strukturave operacionale në nivel qëndror nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes, shoqëruar edhe me operacione speciale ajrore nga kompania “Viva Coopters”
Deklarata është dhënë gjatë ceremonisë së dhurimit të 600 pompave dhe 100 uniforma për zjarrfikëset nga kompania TAP.