Vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme, duke kushtëzuar mot me vranësira të dendura dhe, gjatë pjesës së parë të ditës, reshje shiu e bore në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Pasditja dhe nata do të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në pjesën më të madhe te vendit.
Ndërsa me reshje të pakta shiu e dëbore mbeten zonat juglindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në zonat malore deri në 14°C bregdeti.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.