Fundi i prillit duket se solli verën me temperaturat e larta dhe ditët me diell, por maji ka rezervuar surpriza në Shqipëri.
Sipas Meteoalb, këtë të enjte moti paraqitet kryesisht me vranësira e shira të dobët paradite por pas mesditës priten rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërsa mbrëmja pakëson ndjeshëm shirat në territor duke i lokalizuar kryesisht në veri dhe qendër.
Temperaturat ulen lehtë në mëngjes por rënie me 2 – 3°C sjellin orët e mesditës kur maksimumi pritet të shënojë deri 28°C.