Në spitalin e Gjakovës 42 pacientë me Coronavirus, 30 prej tyre në oksigjeno-terapi

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Gjakovës 57 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ndërsa prej tyre 42 janë të konfirmuar me coronavirus.

Në raportin e Spitalit bëhet e ditur se prej tyre, 30 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.

Ndërkaq, 11 pacientë janë konfirmuar COVID negativ dhe 4 të tjerë do të testohen.

Nga personeli COVID-19 pozitiv janë 5 mjekë, 15 infermierë dhe 3 staf mbështetës.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme