Në Spitalin e Pejës po trajtohen 58 pacientë më Covid-19, 10 janë në gjendje të rëndë

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë shëruar pesë pacientë nga COVID-19.

Sipas një njoftimi për media, në këtë spital janë duke u trajtuar 58 pacientë me COVID-19, ndër ta dy pacientë janë në osigjeno-terapi ndërsa nga këta, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe dy pacientë janë në respirator (CPAP).

“Pesë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19. 58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 42 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe dy pacientë janë në respirator (CPAP)”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 237 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Gjashtë lindje janë kryer gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Janë lindur Shtatë  foshnje, pesë të gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. 314 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,023 analiza. 13 operacione janë kryer në 24 orë-shin e fundit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme