Në stomakun e pacientes gjenden 152 objekte metalike

Prishtinë | 27 Dhj 2017 | 15:47 | Nga

Pas operimit të një gruaje, mjekët rusë u befasuan nga përmbajtja e stomakut të saj, e cila përmbante 152 objekte të ndryshme metalike.

Gruaja 74-vjeçare ruse kishte ardhur në spital për shkak të problemeve krejtësisht të ndryshme, por kontrolli i hollësishëm zbuloi se stomaku i saj përmban vida, gozhda dhe objekte të tjera metalike.

Mjekja Irina Golisheva, e cila kreu procedurën e operimit, konfirmoi se fyti i pacientes është në gjendje të rregullt, por zbuloi se në stomak pacientja kishte një sasi të madhe objekteve të ndryshme metalike.
Pas një ekzaminimi të hollësishëm, ajo gjeti se këto ishin gozhda dhe vida. Ajo u përpoq duke përdorur një endoskop për t’i nxjerrë jashtë, por ajo arriti të nxjerrë vetëm katër vida. Meqenëse ajo nuk donte ta ekspozonte gruan me rrezik të mëtejshëm, urdhëroi urgjentisht kirurgët për konsultime.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme