Në Tetovë deri në orën 17:00 kanë votuar 40,01% e votuesve

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Tetovës deri në orën 17:00 shënon 40,01 për qind dalje të votuesve për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Për dhjetë orë votuan 32.718 prej gjithsej 85.577 votues.

Në krahasim me rrethin e parë të votimit, dalja është rritur sepse më 17 tetor votuan 33,24 për qind e popullatës së evidentuar në listën e votimit, tregojnë të dhënat e Komisionit Zgjedhor Komunal në Tetovë.

Në qendrat komunale rurale dalja është më e vogël – në Bogovinjë 31,08 për qind ose 8796 prej 28.307 qytetarë, Bërvenicë 36,70 për qind ose kanë votuar 5770 prej 15.732 votues. Në Tearcë deri tani votuan 7004 prej 22.450 qytetarë me të drejtë vote ose 31,22 për qind. Zhelina shënon dalje prej 38,22 për qind gjegjësisht votuan 9357 prej 24.485 votues.

Të ngjashme