Në Tiranë është plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 19:17 | Nga

Është plagosur me armë zjarri një 28 vjeçar në Tiranë.

I riu me iniciale F.Ll, është plagosur me armë zjarri ditën e sotme rreth orës 15:30 në një lokal në fshatin Vishaj.

Ai është plagosur në kokë dhe për momentin policia dyshon se është vetëplagosur me pistoletë, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shtetasi F.Ll ndodhet nën kujdesin e mjekëve për momentin jashtë rrezikut për jetën, shkruan shekulli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme