Menaxheri i projekteve në OJQ-në “PEN”, Trim Ilazi, mbajti një ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit të Mekatronikës në UBT, fokusi i së cilës ishte cilësia e ajrit në Prishtinë.
Gjatë kësaj ligjërate, studentët janë informuar për nivelet e ndotjes së ajrit në kryeqytet, pasojat e saj dhe masat që duhet të ndërmerren nga qytetarët, teksa është bërë edhe vlerësimi i cilësisë së ajrit në UBT, parametra që kanë dalë brenda standardeve të lejuara.
Ndërkohë, UBT dhe PEN kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të japin kontribut të përbashkët për një mjedis sa më të pastër në vend.
PEN dhe Science for Change Kosovo Movement po vazhdojnë ta promovojnë mjedisin e pastër dhe t’i motivojnë qytetarët që të bëhen akterë kryesorë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit ku ata jetojnë.