Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike në rajon, u hap zyrtarisht, duke mbledhur në Kosovë qindra akademikë dhe studentë nga dhjetëra shtete të ndryshme të botës.
Kjo konferencë ndërkombëtare shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive ndërmjet hulumtuesve, profesorëve, studentëve të doktoraturës dhe ekspertëve të industrisë.
Në hapjen zyrtare të edicionit të 13-të të Konferencës Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion në UBT, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi e vlerësoi konferencën si një moment të rëndësishëm që shënon një tjetër hap në rrugën e përbashkët për avancimin e dijes dhe mbështetjen e inovacionit shkencor, duke krijuar një platformë unike bashkëpunimi ndërmjet studiuesve nga fusha të ndryshme.