Në universitetin më të mirë në Japoni, vetëm 20 për qind janë vajza

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Që nga mosha e re, Satomi Hayashi kishte mësuar shumë dhe kishte shkëlqyer në shkollë. Dukej krejtësisht e natyrshme që ajo do t’i ndiqte hapat e babait të saj për t’u regjistruar në Universitetin e Tokios, i cili është institucioni më prestigjioz i arsimit të lartë në Japoni.

Posa ishte pranuar në këtë universitet, miqtë e kishin paralajmëruar se me këtë vendim po i shkatërronte gjasat për martesë. Sipas tyre, djemtë do të ndiheshin të frikësuar nga një vajzë e diplomuar në universitetin e famshëm. E frikësuar, ajo kërkoi në Google: “A mund të martohen vajzat e diplomuara në Universitetin e Tokios?” dhe pa se ky ishte një stereotip mjaft i përhapur.

Ajo nuk u ndal nga këshillat dhe paralajmërimet e miqve. Por zonjusha Hayashi, 21 vjeçe, e pyeste veten se a janë të frikësuara edhe studentet e tjera për këtë gjë, siç ishte ajo.

Kur ajo erdhi në universitet para tre vjetësh, më pak se një në pesë studentë ishte vajzë.

Prania e vogël e vajzave në Universitetin e Tokios është rezultat i një pabarazie të rrënjosur gjinore në shoqërinë japoneze, ku vajzat nuk pritet të arrijnë aq sa djemtë dhe kjo gjë nganjëherë i lë prapa në aspektin e shkollimit.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, e ka promovuar një agjendë për fuqizimin e grave, duke e rritur pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës. Raporti i të punësuarve mes dy gjinive në Japoni është më i baraspeshuar se në Shtetet e Bashkuara, shkruan “New York Times”, transmeton Express. Megjithatë, ende pak gra arrijnë të marrin pozita ekzekutive apo të emërohen në nivele të larta të qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme