Në vendet e BE-së vjet në aksidente humbën jetën 25.300 persona

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 10:05 | Nga

Aksidentet e trafikut të cilat kanë ndodhur në shtetet e Bashkimit Evropian (BE), gjatë vitit 2017, kanë shkaktuar vdekjen e 25.300 personave.

”Gjatë vitit 2017, në rrugët e BE-së, kanë humbur jetën 25.300 persona, ndërkohë që shumë persona kanë marrë lëndime të cilat do t’iu ndryshojnë jetën. Besoj se BE-ja mund të bëjë më shumë për të mbrojtur evropianët”, tha Violeta Bulc, komisionere e BE-së për Transport.

Bulc shtoi më tej se Komisioni Evropian është duke punuar në drejtim të ndërmarrjes së hapave konkret për rritjen e sigurisë nëpër rrugë, me qëllim kryesor, të shpëtimit të më shumë jetëve.

Të dhënat e publikuara flasin se numri i të vdekurve gjatë vitit 2017, është për dy për qind më i ulët nga viti paraprak.

Komisioni Evropian thotë se rreth 135.000 persona në vit marrin lëndime të rënda trupore.

Statistika dëshmon për një ulje të vdekshmërisë në rrugët e Suedisë, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Danimarkës, dhe vdekshmëri të lartë në Rumani dhe Bulgari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme