19 persona janë intervistuar nga Policia e Kosovës pasi ishin zënë duke luajtur bixhoz.
Por, ata u zunë në dy lokacione të ndryshme të komunës së Vitisë.
11 prej tyre ishin mbledhur në një shtëpi në Pozhoran për lojë bixhozi ku policia gjeti çipa pokeri dhe para.
“Si dëshmi materiale janë konfiskuar 889 çipa pokeri, 6 komplete letra bixhozi dhe një fletore evidence. Të gjithë personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregull”.
Ndërkaq, në fshatin Smirë janë në një lokal janë takuar tetë persona për bixhoz.
Si dëshmi materiale janë konfiskuar 460 çipa pokeri, 3 komplete letra bixhozi, një fletore evidence dhe 13.30 euro. Të gjithë personat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.