Në vitin 2016 Teatri Kombëtar kishte 137 shfaqje

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 11:28 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Kulturës për vitin 2016.

Ky publikim ofron të dhëna statistikore,lidhur me aktivitetet e teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, muzeve, bibliotekave, kinemave, baletit, filharmonisë, ansamblit dhe qendrës kulturore për fëmijë.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i shfaqjeve në Teatrin Kombëtar në Prishtinë ishte 137shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 15320; numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e Fëmijëve “Dodona” ishte 253shfaqje premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 25540;numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin “Oda” ishte 80 premierë dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 25461.

Numri i ekspozitave të realizuara në Galeritë e Arteve ishte 32, ndërsa numri i vizitorëve ishte 14582.

Numri i filmave të shfaqur në kinemanë ABC ishte 62, prej tyre 6 filma vendorë dhe 56filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 38300;numri i filmave të shfaqur në kinematë Doku-Kinodhe DOKUFEST ishte 307, prej tyre 39 filma vendorë dhe 268filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 23 258.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1793073, ndërsa numri i lexuesve ishte 278201.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 64, ndërsa numri i vizitorëve ishte 104935.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin“Statistikat e Kulturës, 2016”vizitoni:http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/sociale/kultura-dhe-sporti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme