Në vitin 2020 do të mbahen garat kombëtare në arsim

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë me grupin punues për Organizimin e Garës Kombëtare për Piano në fushën e Arsimit.

Në këtë mbledhje morën pjesë përfaqësuesit të Ministrisë së Arsimit si dhe përfaqësuesit të shkollave, fakulteteve, mësimdhënësit, profesorët dhe ekspertët e fushës.

Ndërsa, nga ana e Asociacionit të pranishëm ishin Kryetari Shkelzim Murtezi me anëtarë dhe Liridona Sejdiu nga Sekretariati i Përgjithshëm, të cilët po punojnë për Organizimin e Garave Kombëtare dhe pjesëmarrjen në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare, ku tashmë edhe kanë përfunduar të gjitha procedurat përkatëse, përcjell Ekonomia Online.

“Në këtë mbledhje janë shqyrtuar të gjitha rrethanat rreth Organizimit të Garës Kombëtare dhe kriteret, materialet dhe Syllabuset e Garave Ndërkombëtare për Piano. Anëtarët të këtij grupi punues propozuan që Gara Kombëtare të mbahet në mes të datës 15 Janar dhe 1 Shkurt 2020. Data përfundimtare do të caktohet gjatë kësaj jave. Anëtarët konstatuan së për shkak së këto Gara Ndërkombëtare siç janë Gara Ndërkombëtare për Piano “Feurich” në Viennë/Austri, Gara Ndërkombëtare për Piano “Lagny” në Paris/Francë, Gara Ndërkombëtare për Piano “Weimer” në Gjermani, janë Gara e nivelit më të lartë botërorë dhe nxënësit tonë do ta kenë shumë të vështirë, prandaj duhet të kemi kohë për të përgatitur mirë fituesit e Garës Kombëtare dhe që për këtë arsyeje dhe për shkak të afateve kohore, duhet ta mbajmë Garën Kombëtare para mesit të muajit Shkurtë 2020”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, anëtarët propozuan që në kuadër të bashkëpunimit me Garat Ndërkombëtare, të sjellën ekspertet ndërkombëtar për të ndihmuar organizimin e garës kombëtare dhe për të organizuar trajnime për mësimdhënës.

Njëherit, deri në mesin e javës tjetër është vendosur që të bëhet shpallja publike e datës së garës dhe përgatitja e rregullores së Garës dhe Planprogramit.

Më qëllim që këto Gara të Organizohen sa më mirë, Asociacioni është duke përfshirë në Grupet Punuese përkatësisht në Komitetet Kombëtare për Garat Kombëtare, ekspertët, mësimdhënësit, profesorët dhe përfaqësuesit e shkollave, fakulteteve dhe institucioneve përkatëse, për të garantuar organizimin e mirëfilltë dhe profesional të Garës Kombëtare, më qëllim që nxënësit të kenë mundësinë për të treguar aftësitë e tyre në nivel Kombëtar, Evropian dhe Ndërkombëtar.

Ndryshe, fituesit e Garave Kombëtare do të marrin pjesë në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku pjesëmarrja e tyre do të financohet në tërësi nga Asociacioni dhe do të bëhet përgatitja e tyre në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare.

“Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat konform autorizimeve dhe obligimeve të saj dhe në emër të Kosovës, ka kryer procedurat për pranimin e nxënëseve përkatësisht delegacioneve të Kosovës te Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku ka marrë në rrugë zyrtare konfirmimet zyrtare nga ana e Selive Kryesore e Garave Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Ministritë e shteteve ku do të mbahen Garat në vitin 2020”, thuhet në njoftim.

Fotografia e Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës

Të ngjashme