Në vitin 2024 rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë

Prishtinë | 24 Shk 2025 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka apeluar për siguri në rrugë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, policia ka dhënë disa këshilla për pjesëmarrësit në komunikacion.

-Shoferë, vëmendja shpëton jetë! Respektoni semaforin, shpejtësinë dhe ndaloni për këmbësorët. Çdo gabim mund të jetë fatal!

-Këmbësorë, bëhuni të dukshëm, përdorni vendkalimet dhe gjithmonë kontrolloni për automjete. Një moment pa kujdes mund të ndryshojë gjithçka!

Teksa, sipas statistikave të policisë, në vitin 2024 rreth 25% e vdekjeve në trafik kanë qenë këmbësorë.

Të ngjashme