Në Vushtrri kapen hajnat e telefonit

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 10:24 | Nga

Në orët e mbrëmjes së të dielë, s, Policia në Vushtrri ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Rasti ishte raportuar një muaj më parë, ku si cak i kësaj vjedhje ishte një telefon Samsung S-7.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara në Vushtrri kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit T. V. 34 vjeçar, dhe F. M. 26 vjeçar, për dyshime të bazuara për vepër penale ‘vjedhje e rëndë’.

Dy të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme