Fidan Rekaliu, deputet i LDK-së po zhvillon vizië në Bruksen me ftesë të Bahtir Kastratit kryetar i degës së LDK-së në Beneluks.
HAi u takua edhe me kandidatët e komunitetit shipëtarë që garojnë në Parlamentin Belg për përfaqësim të shqipëtarëve që jetojnë në Belgjikë.
Me këtë rast ka marrur pjesë edhe në mbledhjen e komisionit për emërimin e një rruge në komunën e Skarbekut në Bruksel me emrin e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku u nënshkrua shkresa zyrtare për emërimin e kësaj rruge drejtuar autoriteteve.
Këtët ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“Sot, ishte një ditë e veçantë plot emocione, ndjenja dhe bindje se e ardhmja e popullit dhe kombit tonë qëndron tek rinia dhe angazhimi i saj në forcat e djathta dhe të qendrës së djathtë.
Me ftesë të degës së LDK-së për Beneluks dhe kryetarit të saj, z. Bahtir Kastrati, zhvilluam një vizitë në Bruksel ku takuam kandidatët e djathtë në zgjedhjet e ditës së dielë më dt. 26 maj për Parlamentin e Brukselit dhe Parlamentin Belg dhe fituam bindjen se energjitë e reja dhe të shëndoshta që angazhohen në forcat e djathta në mbarë Europën janë ambasadorët më të mirë të popullit tonë.
I përgëzojmë kandidatët e komunitetit shqiptar në Bruksel dhe ju urojmë sukses ditën e dielë znj. Alketa Selimaj, z. Burim Demiri, znj. Violeta Gashi, znj. Kristela Bytyçi dhe z. Arsim Jakupi.
Me atë rast morëm pjesë edhe në mbledhjen e komisionit nismëtar për emërtimin e një rruge në komunën e Skarbekut në Bruksel me emërin e Presidentit historik të Kosovës, Dr Ibrahim Rugova ku edhe u nënshkrua shkresa zyrtare për këtë qëllim. Falendërojmë komisionin nismëtar dhe veçanërisht z. Burim Demiri për këtë inisiativë kuptimplotë dhe të qelluar.
LDK dhe rinia e Kosovës kanë qënë, janë dhe do të jenë gjithmonë në shërbim të Kosovës dhe të ardhmës saj !” ka shkruar Rekaliu.