Në fshatin Bukosh të Vushtrrisë raportohet se disa persona nën kërcënim të armës i kanë grabitur telefonin dhe një shumë parash një burri shqiptar.
Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:40, ndërsa viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, transmeton Koha.net.
“Një burrë shqiptar ka informuar se derisa ishte në rrugë, disa persona të panjohur nën kërcënim të armës i kanë grabitur celularin dhe një shumë të parave. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa njësit policore janë duke hetuar rastin”, thotë PK.