Nën kërcënimin e thikës ia plaçkitin çantën e dorës në Prishtinë

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Të martën rreth orës 22:30, një person ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur, nën kërcënimin e thikës, ia kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parash.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit gjatë konfrontimit me viktimën kanë dëmtuar xhamin e një zyre.

“Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Të ngjashme