Dy shtetas të Kosovës që po vinin nga Belgjika për në Kosovë janë arrestuar në Passau në kufirin mes Gjermanisë dhe Austrisë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Sipas komunikatës së Policisë së Passaut, zyrtarët e pikës kufitare pas testimeve të bëra kishin konstatuar se të dyshuarit kishin rezultuar pozitiv në kokainë.
“Inspektuan një Mercedes me regjistrim belg në parkingun e autostradës Hammerbach në orët e mbrëmjes. Një kosovar 31-vjeçar u gjet në timon. Pas një inspektimi nga afër u zbulua se ai ishte nën ndikimin e narkotikëve”, njofton Policia e Passaut.
Në komunikatë tutje thuhet se personi shoqërues i 31-vjeçarit, përveçse ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, barte edhe pasaportë të falsifikuar.
“Shoferi i tij 38 vjeçar gjithashtu nuk ishte në gjendje të vazhdonte sepse ai u tregoi zyrtarëve një patentë shoferi kosovar, e cila u njoh nga kufitarët si një falsifikim total”, thuhet në njoftim.