Një person ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij, e cila nga gjykata ka marrë vendimin për përkujdesjen e fëmijëve të tyre të mitur, nuk është duke i përmbushur obligimet dhe nga 4 marsi i këtij viti nuk është duke jetuar me fëmijët.
Rasti sipas policisë është shënuar në Leposaviq.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me rekomandim të së cilit rasti shkon në procedurë të rregulltë.