Nëna e Kobe Bryant, Pamela u pa për herë të parë që kur humbi djalin e saj, 41 vjeç dhe mbesën e saj 13-vjeçare Gigi në një aksident me helikopter që mori edhe shtatë jetë tjera, përcjellë GazetaBlic.
65 vjeçarja Pamela, nuk kishte dalë nga shtëpia e saj në Las Vegas që nga tragjedia që tronditi botën e sportit të dielën e kaluar, derisa ajo u pa mëngjesin e të premtes.
Ajo u pa më pas duke hyrë në një sallon bukurie, ku kishte vënë një shirit të bardhë në kokë, ndërsa ishte veshur me të zeza. Babai i Kobe, 65-vjeçari në pension NBA, Joe, i njohur si Jellybean, u pa jashtë shtëpisë së çiftit të hënën pasi iu dha një tufë gjigande me lule të verdha. Një fqinj, i cili nuk deshi të zbulonte identitetin tha se familja është shumë e mërzitur për të komentuar tragjedinë.
‘Ata thjesht janë shkatërruar, siç mund ta imagjinoni,’ tha fqinji, duke shtuar: Është një moment privat, i tmerrshëm, ku humbën djalin dhe mbesën, është thjesht e tmerrshme … jeta e tyre u kthye përmbys.’ Fqinji tha se Joe dhe Pamela janë shumë afër me vajzat e tyre Sharia dhe Shaya që jetojnë në Las Vegas dhe familja është mbledhur së bashku, ndërsa ka shtuar: ‘Ata vetëm kanë nevojë për paqen e tyre.