Nëna e Mbappes e konfirmon: Kemi marrëveshje me PSG-në dhe Real Madridin, Kylian tani do të vendosë

Prishtinë | 20 Maj 2022 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e Kylian Mbappes është ende e paqartë.

Paris Saint-Germaini është duke punuar për ta bindur francezin që të rinovojë kontratën, teksa edhe Real Madridi duket afër nënshkrimit me të

Të ardhmen e Mbappes edhe më të paqartë e ka bërë nëna e tij, Fayza, e cila ka deklaruar se marrëveshja ekziston me të dy klubet.

“Ne kemi një marrëveshje me Real Madridin dhe Paris Saint-Germainin. Kylian tani do të vendosë”, tha ajo për “KoraPlus”.

“Dy ofertat nga PSG dhe Real Madrid janë pothuajse identike. Tani i takon Kylianit, ai do të marrë një vendim”, shtoi ajo.

Një vendim përfundimtar nga 23-vjeçari mund të merret sonte ose brenda kësaj jave.

Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e ish-sulmuesit të Moncaos.

Siç qëndrojnë gjërat tani, Mbappe me PSG-në ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Të ngjashme